Portieri i Kosovës, titullar në fitorën e “frikshme” të Cityt

Portieri i Kosovës, titullar në fitorën e “frikshme” të Cityt

Portieri i Përfaqësuesës së Kosovës, Arjanet Muriqi, ka qenë titullar në fitoren prej 9 me 0 të “qytetarëve” ndaj Burton, në kuadër të gjysmë finales së Kupës EFL.

Muriqi, që nuk ishte titullar për ndeshjen e FA Kupës ndaj Rotherham United, sot është në portë për ndeshjen me Burton Albion.

Kjo është hera e katërt që portieri 20-vjeçar i Kosovës starton për Manchester Cityn, dhe e katërta në EFL Cup.

Muriqi kishte startuar edhe në ndeshjet ndaj Oxford United, Fulham, e Leicester Cityt, ku u bë heroi i ekipit të Guardiolas pas ekzekutimit të penalltive, me dy penallti të pritura.

Në këtë fitore të Manchester City golat i shënuan: De Bruyne, G. Jesus (4 gola), Zichenko, Foden, K.Walker dhe Mahrez, transmeton klankosova.