Gjatë ditës së djeshme teksa Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax ka thënë se Serbia ka kushtëzuar disa vende afrikane që ta çnjohin Kosovën duke i ofruar vaksina ruse në kohën kur po përballeshin me mungesën e tyre.
Ndaj kësaj sot ka reaguar Vulin që ka thënë se Osmani po gënjen, ndërsa ka thënë se Serbia ka dhuruar edhe teste për koronavirus në Kosovë e madje edhe ka vaksinuar shqiptarë të Kosovës që nuk kanë mundur të vaksinohen në Kosovë.
Vela ka thënë se Vulin po vazhdojë të gënjejë dhe të përdorë gjuhën e urrejtjes.
“Vulin vazhdon të gënjejë duke përdorur gjuhë të urrejtjes. Serbia joshi vendet në Afrikë dhe Lindje të Mesme me donacione të vaksinave që të mos e njohin Kosovën”, ka shkruar Vela në Twitter.
Tuje Vela ka postuar edhe një link të MPJ-së së Serbisë ku flitet për një donacion prej 40 mijë vaksinave të AstraZenecas që Serbia ia dhuroi Ugandës.