20 nëntori është një ditë shumë e veçantë për Joe Bidenin.
Kjo pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, feston ditëlindjen.
Biden i mbush plot 80 vjet.
E për këtë ditë kaq të veçantë, ai u urua edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Urimet më të ngrohta për presidentin Biden për ditëlindjen e 80-të nga populli i Kosovës”, ka shkruar ajo.
Joe Biden, më herët ka shërbyer edhe si zëvendëspresident nën Administratën e presidentit Barack Obama.