Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, transmeton KosovaPost.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë është diskutuar për takimin e delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës të zhvilluar të martën në Stamboll.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se ky takim, për sa i përket rezultateve të tij, i dha një shtysë kuptimplotë procesit të kryer për përfundimin e luftës dhe vendosjen e paqes.
Duke deklaruar se takimi dha disa shenja të rëndësishme për uljen e tensionit pas negociatave në Stamboll, Presidenti Erdogan përsëriti propozimin e tij për të realizuar një takim të Presidentit ukrainas Zelenskiy dhe Presidentin, rus Vladimir Putin dhe për ta mirëpritur këtë takim në Türkiye.
Presidenti i Ukrainës, Zelenskiy e falënderoi gjithashtu Presidentin Erdogan për pritjen e takimit të delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll./trt