Në një artikull të publikuar në Bloomberg (me qendër në ShBA), është analizuar situata e fundit në Afganistan, përkatësisht raportet që ka filluar t’i ndërtojë udheheqësia e re me Turqinë nën udhëheqjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Kosova Post.
Sipas artikullit, çështja më urgjente për Ankaranë është një valë imigrimi nga Afganistani. U tha se pasojat politike të refugjatëve afganë për Erdoganin, mund të jenë më të mëdha se sa ndihma financiare që vije nga Bashkimi Evropian.
Me tërheqjen e ShBA -ve nga Afganistani, fokusi i mediave botërore u zhvendos në vatrën e nxehtë të këtij rajoni. Kërshëri zgjoi fakti se talebanët morën kontrollin e vendit. Megjithatë, pika më të rëndësishme e agjendës së opinionit publik ndërkombëtar, ngeli çështja e Aeroportit të Kabulit.
Interesim zgjoi pyetja se kush do ta siguronte funksionalizimin dhe mbrojtjen e aeroportit, i cili është vetë ‘Porta e Afganistanit’ në botë. Vetë talebanët bënë të ditur se ata i bënë ofertë Turqisë, por edhe Katarit.
Pse Turqia dëshiron të mbrojë ‘Portën e Afganistanit’ në botë?
Artikulli i titulluar: Pse Turqia dëshiron të mbrojë Portën e Afganistanit në botë?, fillon me shënime nga deklaratat e zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid. Mujahid citohet të ketë deklaruar se me ndihmën e Turqisë dhe Katarit, puna në aeroport do të rifillojnë javën e ardhshme, duke mos specifikuar se kush do të jetë në krye të administratës.
Artikulli, i shkruar nga Bobby Ghosh, argumenton se është shumë e rëndësishme të kontrollosh aeroportin në mënyrë që qeveria e Erdoganit të konsolidojë pozicionin e saj në Afganistan. U tha se Ankaraja donte ta merrte përsipër sigurinë e aeroportit, por talebanët e panë këtë si një “shkelje të sovranitetit” dhe e refuzuan atë. Artikulli, po ashtu, i referohet propozimit të Ministrit të Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me punësimin e kompanive private në vend të ushtarëve, për ta bërë sigurimin e aeroportit.
Mbështetja po zvogëlohet!
Ghosh konstaton se Presidenti Erdogan po këmbëngul që Turqia të marrë rolin kryesor në lidhje me Aeroportin e Kabulit dhe se kjo i shërben qëllimeve të tij personale, si dhe interesave të Turqisë.
Përfitimet e Turqisë në marrëdhëniet me NATO -n dhe SHBA -në
Në pjesën e fundit të artikullit, argumentohet se si ndikimi i Turqisë në Kabul do t’i shtonte vlerë të konsiderueshme administratës së Bidenit brenda NATO-s dhe në ShBA-ve. Sipas tij, politikat e Erdoganit dhe situata e të drejtave të njeriut në vend, dobësohen marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin.
Sipas Ghosh, prania e Erdoganit në Afganistan, ofron një mundësi të madhe për të forcuar pretendimin e Turqisë për të qenë udhëheqëse e botës islamike./KosovaPost/