Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se disa shtete evropiane po punojnë që të hapin një mision të përbashkët për përfaqësim diplomatik në Kabul, që do t’u mundësonte ambasadorëve të tyre të ktheheshin në Afganistan, pasi talibanët në gusht morën kontrollin e shtetit, shkruan KosovaPost.net
Duke folur gjatë një vizite në Katar më 4 dhjetor, Macron u tha gazetarëve se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke theksuar se hapja e një misioni të tillë nuk do të nënkuptonte se i njohin talibanët si udhëheqës të Afganistanit.
Shumica e shteteve kanë tërhequr të dërguarit e tyre nga Kabuli pasi talibanët në muajin gusht rrëzuan Qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht.
Ndër kushtet e tjera përfshijnë edhe që talibanët të mos lejojnë që Afganistani të bëhet bazë për terrorizmin ndërkombëtar dhe që të lejojnë shtetasit e huaj dhe afganët, që duan të largohen, të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë evakuuar dhjetëra-mijëra shtetas të huaj dhe afganë, para tërheqjes së prezencës ushtarake amerikane nga Kabuli në fund të gushtit.
Por, mijëra persona që duan të largohen, ende janë në Afganistan.