Në urdhrin e tij të parë me shkrim drejtuar Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës (PLA) në vitin 2022, Xi Jinping, njëherësh president i Komisionit Ushtarak Qendror (CMC), tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e të kuptuarit efektiv të peizazhit në ndryshim të sigurisë kombëtare dhe kushteve të luftës, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”, transmeton KosovaPost.
Duke vënë në pah se forcat e armatosura duhet të monitorojnë nga afër evoluimin e teknologjisë, fushës së betejës dhe kundërshtarëve të tyre, udhëheqësi kinez theksoi se trajnimi e praktika operacionale duhet të kombinohen më mirë dhe përdorimi i teknologjisë duhet të rritet në mënyrë që të krijohet një ushtri elitare e aftë të fitojë luftëra.
Xi Jinping nënvizoi se të gjithë oficerët dhe trupat e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës duhet të ndjekin trajnime të projektuara mirë, të cilat do të përmirësojnë aftësitë e tyre komanduese e luftarake dhe do të përsosin praktikën.