Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të vijë për vizitë në Kosovë, javën e ardhshme.
Mësohet se presidenti malazez, Milo Djukanovic do të vijë për vizitë në Kosovë me 19 maj. Kjo vizitë e tij do të jetë në një kolegj privat.
Sipas burimeve të Metros brenda këtij kolegji i cili është njëri ndër kolegjet më të njohura në Kosovë, në këtë vizitë Djukanovic pritet të mbajë ligjërata para studentëve.
Nuk dihet nëse në këtë vizitë në Kosovë, ai do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
Djukanovic në një intervistë për RTK’në në mars të këtij viti, kishte konfirmuar se do ta vizitojë Kosovën në muajt e ardhshëm, por duke mos treguar datë konkrete.
Ndërkaq një vit më parë, në maj të 2021, presidentja Osmani e kishte ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë, presidentin malazez Djukanovic, por kjo vizitë duket se do të realizohet javën e ardhshme, pra më 19 maj./gazetametro