Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72-vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka shfaqur asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani. Ai do të vet-izolohet në rezidencën e tij dhe ka pezulluar të gjithë agjendën për ditët e ardhshme.
Në njoftim thuhet se presidenti gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR.
Rebelo de Sousa u karantinua pas infektimit me koronavirus të njërit prej këshilltarëve të tij me 6 janar, të cilin ai e kishte takuar më 4 janar.
Presidenti është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet. abcnews.al