Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi Kosovën me rastin e përvjetorit të pavarësisë, transmeton Kosova Post.
Në postimin e bërë në median sociale, Erdogan shkroi: “Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe dërgoj përshëndetjet dhe ndjenjat e mia më të përzemërta.”
Kosova, e cila u nda nga Serbia dhe shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme më 17 shkurt 2008, feston sot 14-vjetorin e saj.
Kujtojmë se Turqia ishte njëri nga shtetet e para e cila pranoi Pavarësinë e Kosovës.