Presidenti kroat Zoran Milanovic kritikoi ashpër raportin e fundit të Komitetit të Këshillit të Evropës për trajtimin e emigrantëve në kufi nga policia kroate dhe pyeti nëse Kroacia duhet të mbrojë kufirin e saj duke “mirëpritur migrantët e paligjshëm me bakllava” transmeton KosovaPost.
Në raport thuhet, ndër të tjera, se disa emigrantë u detyruan të ecnin zbathur nëpër pyll, dhe disa u hodhën me duar të lidhura në lum. Gjithashtu thuhet se disa emigrantë kanë deklaruar se janë kthyer në BeH vetëm me të brendshme, e në disa raste edhe lakuriq.
Disa persona kanë deklaruar gjithashtu se kanë qenë të shtrirë me fytyrë përtokë derisa të arrestuarit po qëlloheshin dhe se pranë tyre disa policë kanë qëlluar në tokë.
Duke komentuar raportin, Milanoviç tha se Komiteti i Këshillit të Evropës për trajtimin e emigrantëve janë “dëmtues që vazhdimisht fusin hundët dhe japim mësime”.
“Këta njerëz që përfaqësojnë BE-në nuk janë normalë dhe me një qëndrim kaq arrogant ndaj të gjithëve po rrezikojnë projektin europian. Ata dëmtues që vazhdimisht fusin hundët diku dhe vazhdimisht ndajnë mësime… Si mund ta mbrojë Kroacia kufirin e saj, me balalaika për të mirëpritur emigrantët e paligjshëm? Eshte e pamundur. Policia thjesht duhet të përdorë një lloj force të caktuar. Kështu po ndodh tani edhe në kufirin polak, pas këtij manipulimi përfundimtar të Lukashenkos”, tha ai./KosovaPost/