Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar, Ilir Meta, janë takuar në Maltë.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti Meta, përmes një postimi në Facebook, derisa ka postuar edhe foto krah presidentes së Kosovës, Vjosa krah Osmani.
Meta ka shkruar se ndjehet i lumtur për takimin me Osmanin dhe tha se Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s.
“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka shkruar ndër të tjerash Meta në Facebook.