Presidenti palestinez Abbas i bëri thirrje administratës së presidentit amerikan Joe Biden të rihapë konsullatën e tyre në Jerusalemin Lindor, transmeton Kosova Post.
Në takim me administratorët palestinezë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi që SHBA t’i jepte fund bllokadës financiare ndaj Palestinës dhe të rihapte përfaqësinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës ( PLO ) në Uashington .
Abbas i ka bërë thirrje administratës Biden që të rihapë konsullatën e tyre në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Abbas tha se takimi do t’i japë fund ndarjes me qëllimin e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar që do të punojë në rindërtimin e Gazës, heqjen e bllokadës që nga viti 2006 dhe ribashkimin e dy palëve të vendit, duke përfshirë ‘Hamasin’ dhe ‘Organizatat e Xhihadit Islamik’.
Ai bëri të ditur se synohet të përgatitej për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar ndërmjet të gjitha grupeve.
Në takim, Komiteti Ekzekutiv i PLO vendosi të mbajë një takim të Bordit Ekzekutiv Qendror të organizatës më së voni në janar.
Në takim u vendos që t’u dërgohen letra liderëve botërorë dhe institucioneve ndërkombëtare për t’i nxitur ata të ndërmarrin veprime për të ndaluar sulmet e Izraelit dhe vendosjen e forcave ushtarake izraelite në tokat palestineze.
Autoriteti Palestinez dënoi klasifikimin e 6 organizatave joqeveritare palestineze si organizata terroriste nga Izraeli dhe vuri në dukje se do të vazhdojë të mbështesë këto institucione./KosovaPost/.