Presidenti Thaçi ‘shtrëngon‘ duart me Macron

Presidenti Thaçi ‘shtrëngon‘ duart me Macron

Presidenti i Kosovës po qëndron në Francë, ku para pak çastesh ka marrë pjesë në darkën e shtruar me liderët botërorë nga presidenti francez, Emmanuel Macron

Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Thaçi është duke qëndruar atje për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Klan Kosova ka siguruar një fotografi ku shihen dy presidentët duke i shtreguar dorën njëri tjetrit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Paris të Francës për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe policia franceze është duke u përkujdesur për sigurinë e tij.