Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hapur profilin e tij në rrjetin e njohur social TikTok.
Presidenti i Serbisë, në TikTok së pari publikoi një foto të djalit të tij Danilo me këngën e famshme “Dielli ndriçon qiellin e kaltër të Kosovës’ me mesazhin ‘Nuk ma rrëmbeni nga shpirti” trasnsmeton Kosova Post.
Tutje shpërfaqen pamje të bukurive natyrore të Serbisë, ndërsa shkruan presidenti se më e mira është të kalojmë verën në vendin tonë.
‘Thjesht nuk e kuptoj pse gjithmonë e nënvlerësojmë veten, pse njerëzit nuk shkojnë në Uvac? Pra, ju nuk e dini se çfarë është më mirë. Nga thellësitë e Lepencit, Milanovac, Golubac, Gradishta e Madhe, Liqeni i argjendet, janë mahnitëse dhe duhet ti vizitoni. Manastiri ynë është diçka fantastike.
Njerëz vizitoni këto pamje e vende fantastike, ka shkruar është shkruar në videon që Presidenti Vuçiq postoi në profilin e tij, shkruan pink.rs.
Të kujtojmë, TikTok aktualisht është rrjeti social më i popullarizuar, dhe kjo konfirmohet nga fakti se ishte sponsori global i Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2020./Kosova Post/
@predajanijeopcija Од душе се не може отети! 🇷🇸🇷🇸🇷🇸 #KosovoiMetohija #Danilo #Vucic
@predajanijeopcija #Srbija #najlepsazemlja #fyp #turizam #leto #odmor #letujmouSrbiji #manastiri #vinarije #rakija