Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë konferencës së përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ia mori vëmendjen fotografia e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Pahor tha se ajo fotografi ia kujtoi takimet me Rugovën, ndërsa tha se e pyet veten se si do të sillej ai në rrethanat aktuale me të cilat po përballet Kosova.
“Po e shoh fotografinë e Ibrahim Rugovës këtu. I kujtoj takimet e shumta me të dhe e pyes veten, në këto rrethana, ai a do t’i shihte këto probleme si mundësi për zhvillimin e Kosovës, për të ardhmen e saj, apo do t’i shqyrtonte ndryshe”, tha Pahor.g.e