Ka filluar edhe parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë”, me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan KosovaPost.
Para parakalimit të FSK-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se teksa kuadratetet e FSK’së dhe policisë së Kosovës do të marshojnë në shtetet e Prishtinës, do të kujtohet sakrifica e brezave të shumtë për liri, sakrifica e dëshmorëve dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.
“Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të ushtrisë tonë në 14 vjetorin e Republikës së Kosovës. 14 vite të shtetësisë së Kosovës nuk janë shumë por nuk janë aspak për ta kujtuar rrugën e vështirë për ta bërë shtetin. Këta djem dhe vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës, ata nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garanca për çdo cep të territorit të Kosovës. Ata janë identiteti i shtetit tonë të ri për të cilin dhamë shumë mund dhe për të cilin po punojmë çdo ditë e më shumë. Secili nga njerëzit e këtij vendi ka bërë diçka për këtë ditë, secili në mënyrën e vetë ka bërë diçka që Kosova të bëhet shtet prandaj sot jemi këtu dhe përulemi me respektin më të madh ndaj gjithë atyre që ëndrrën tonë për shtetin e e bënë realitet”, ka deklaruar Osmani.
Tutje, Osmani shtoi se Ushtria e Kosovës që do të parakalojë sot në sheshet e Prishtinës është e përgatitur për të mbrojtur territorin e Kosovës.