Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ka dekoruar me urdhërin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes së tij, përcjell KosovaPost.
Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.
Postimi i plotë:
Në 20-vjetorin e vrasjes, dekorova me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.
Ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë!