Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretaur sot Irfete Spahiun, me gradën e gjeneralmajorës dhe Inspektore e Përgjithshme në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Përmes këtij dekreti presidencial, zonja Irfete Spahiun do jetë gruja e parë me grandën e gjeneralit në kuadër të hirarkisë së institucionit të FSK-së.
‘Sot, u shkrua një kapitull i ri në historinë e Republikës së Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani- Sadriu, në kuadër të kompetencave kushtetuese edhe te Komandantës Supreme të Forcave të Armatosura, dekretoi sot, gjeneral brigade Irfete Spahiun, me gradën gjeneralmajorës dhe Inspektore e Përgjithshme në FSK.
Gratë tona çdo ditë e më shumë po i thyejnë barrierat dhe po i ndryshojnë praktikat shumëvjeçare të krijuara nga bota mashkullore.
Të lumtë Gjeneralmajore!’ – ka shkruar këshillëtarja e presidentes Osmani, Rejhan Vuniqi, teksa ka dhënë kumtin për vendimin e sotëm të bartëses së insitucionit më superm në Republikës e Kosovës.