Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, ka falënderuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, si dhe Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj vendeve të Ballkanit, shkruan Kosova Post.
Presidenti Biden dhe Kancelarja Merkel në deklaratat e tyre pas takimit, vunë theksin tek nevoja e përkrahjes për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evopian.
“Faleminderit presidentit Joe Biden dhe Kancelares Angela Merkel për dërgimin e një mesazhi të qartë dhe inkurajues për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me mbështetjen tuaj ne do të kundërshtojmë me forcë ata që përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë. Ne jemi më të fortë kur bëhemi bashkë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Twitter./KosovaPost/