Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Egils Levits, theksoi dëshirën për të bashkëpunuar me shtetin e Letonisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe në fusha të tjera.
“Vizita e tij po ndodhë kur kontinenti po ballafaqohet me një realitet të trashtë dhe Ukrainë po ballafaqohet me luftë nga Rusia. Kjo vizitë po ndodhë në një kohë vendimtare të sigurisë globale”, ka thënë presidentja Osmani, ndërsa ka shprehur shqetësimin për rrezikun që po vjen nga Rusia.
“Kërcënimet që vijnë nga Rusia janë të shumta dhe serioze dhe janë urgjenca më reale me të cilat ballafaqohet jo vetëm Kosova por edhe vende të tjera”, ka shtuar Osmani.
Meqenëse Letonia është vend kyq në NATO, ajo ka kërkuar nga presidenti Levits, të ndihmojë Kosovën që të jetë pjesë e NATO-s.
“