Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë nikoqri e takimet me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, transmeton Kosova Post
Teska e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së presidentes në Tokio vitin e kaluar, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahje nga Japonia për proceset integruese të Kosovës
“Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim bashkëpunim edhe më të gjerë edhe ne sfera të tjera”, tha Osmani.
Ambasadori Mizutani vlerësoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë me sanksione kundër Rusisë, si dhe qëndrimin stoik me popullin ukrainas, duke thënë se demokracitë duhet të qëndrojnë të bashkuara.