Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Türkiye për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Presidentit të Kosovës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan, Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.
Presidentja Osmani ditë më parë ka uruar presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.
Siç është njoftuar më parë, zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë sot në inaugurimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
Erdoğan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52,18 për qind të votave. Kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Këshilli Suprem Zgjedhor i vendit.