Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar sot vizitën zyrtare në Lituani, ku në takim me përfaqësues të lartë të këtij shteti do të diskutojë mbi forcimin e partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigjen e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.
Osmani është takuar nga homologu i saj Gitanas Nausėda, të cilët kanë mbajtur në një konferencë për media.
Presidentja Osmani ka folur për agresionin rus ndaj Ukrainës, dhe se sipas saj anëtarësimi në NATO duhet të shihet si pjesë e sigurisë dhe të gjitha shtetet paqedashëse e meritojnë pjesë e aleancës.
Ajo ka thënë se vendet e rajonit kanë nevojë për në proces të përshpejtuar për anëtarësim në NATO. “Kosova dhe Bosnja e Hercegovina kanë nevojë për një proces të përshpejtuar për NATO, ajo ka ndalur gjenocidin në Kosovë në vitin 1999. Sot përballemi me një situatë absurde, ku Serbia dhe Bjellorusia janë pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s, dy vendet janë kundër NATO-s, kurse ne ende nuk kemi marrë ftes për këtë. Ne do të punojmë me aleatët që një ditë të gjithë t’i bashkohemi kësaj aleance”, tha ajo.
Kurse Nausėda konfirmoi se ky shtet e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat për të ardhmen evropiane. “Dua të përgëzoj znj presidentet për progresin. Jemi të gatshme për të iu mbështetur”, tha ai.
Ndryshe Osmani gjithashtu do të takojë kryeministren Ingrida Shimonyte dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktoria Çmilyte-Nielsen.rtk