Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e përhershme të popullit kosovar ndaj Aleancës Veriatlantike (NATO) për hyrjen e tyre në territorin e Kosovës përgjatë 1999’s përcjell Kosova Post.
Osmani, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se hyrja e tyre shënon lirinë e Kosovës, derisa ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës edhe sot.
“Në këtë ditë, 22 vite më parë, Kosova më në fund përjetoi lirinë kur hynë trupat e NATO’s. Mirënjohja që ndjenim atëherë ndjehet njëjtë për Kosovën edhe sot”, ka deklaruar Osmani.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca nderuam kontributin e çmuar të miqve dhe aleatëve tanë”, ka deklaruar tutje ajo.
Më 12 qershor të 1999’ës, me hyrjen e trupave të NATO’s në territorin e Kosovës, u shënua fundi i luftës së fundit në Kosovë dhe lirimit nga okupatori serb.