Në ditën e dytë të manifestimit Epopeja e UÇK-së Presidentja Vjosa Osmani duke përkujtuar sakrificën e familjes Jashari tha se në këtë periudhë që po përballet bota, Kosova duhet sa më parë të anëtarësohet ne NATO.
“Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e familjes Jashari e rrethuar tri ditë nga Jugosllavia duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe idealin e lirisë. Sot bëhen 24 vjet që vendi ynë njohu trimërinë e kësaj familjeje. Përkulemi para kësaj familjeje dhe të gjithë martiret që ranë në vendin tonë. Nuk do ta harrojmë detyrimin që kemi ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.
Nderkaq, Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka kujtuar sakrificën, dhe flijimin e një familje të tërë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.