Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres në takim ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të Kulturës në Mbretërinë e Belgjikës, Hadja Lahbib.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi pritet të filloj në orën 16:00, derisa mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Takimi do të zhvillohet në Presidencën e Kosovës.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe e Institucioneve Federale të Kulturës në Mbretërinë e Belgjikës, Hadja Lahbib.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.