Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, edhe sot ka vazhduar takimet me zyrtarërt e lartë të shtetit të Turqisë, ndërsa sot pasdite me ceremoni shtetërore është pritur nga presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan, transmeton Kosova Post.
Pas intonimit të himnit të Republikës së Kosovës dhe atij të Turqisë, presidentja Osmani së bashku me atë të Turqisë Erdogan, parkaluan garden ushtarake nën tingujt e orkestrës ceremoniale.
Kujtojmë se në njoftimin e presidencës turke thuhet se në takimin e Osmanit me Erdoganin do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve.
”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.
Po ashtu, në takim Erdogan dhe Osmani do të diskutojnë edhe tema me rëndësi për Ballkanin.