Sot pritet të rivarrosen eshtrat e trupave të zhvarrosur në Kizhevak. Presidentja e Republikës së Kosovës me këtë rast ka thënë se ata që u vranë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës, i kthyen më në fund në atdhe, aty ku familjarët kanë mundësi t’iu sjellin lule pranë varreve, në shenjë kujtimi, transmeton Kosova Post.
“Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit” – ka shkuar më pas Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani përsëri e ka fajësuar Serbinë, për fshehje të krimeve:
“Drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta.”
Ky është postimi i plotë i saj: