Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim tri kadetet e FSK-së të cilat studiuan në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi, përcjell KosovaPost.
Presidentja Osmani e ka shfrytëzuar llogarinë e saj, në rrjetin social, Facebook, teksa ka shkruar se Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.
Postimi i plotë i Osmanit:
Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë në SHBA dhe Turqi.
Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona.
Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit!