Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi në kuadër të vizitës së saj në shtetin japonez.
Osmani ka falenderuar ministrin e jashtëm për mbështetjen e Japonisë përgjatë vitetve për Kosovën.
“Unë shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen e Japonisë ndër vite. Unë gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes së Japonisë për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe theksova gatishmërinë tonë për një bashkëpunim më të madh”, ka shkruar Osmani.
Në vazhdën e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga
Presidentja ka udhëtuar dje drejt Tokios për të marrë pjesë në hapjen e Ceremonisë së Lojërave Olimpike që zhvillohen në kryqytetin japonez.