Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe të gjithë gjeneralët e Forcës.
Osmani me këtë rast ka thënë se do të mbështesë FSK-në në planin e tranzicionit, që sipas saj, do të ishte ideale të përfundonte para afatit të paraparë prej 10 vjetësh.
Komandantja supreme e FSK-së tha se Ushtria e Kosovës do të vazhdojë të jetë shembull i profesionalizmit dhe besueshmërisë.
“Si komandante supreme e FSK-së ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të punojmë në mënyrë që procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë të bëhet sa më parë që të jete e mundur, që të ketë mbështetjen e nevojshme buxhetore në mënyrë që ky tranzicion të kompletohet me kohë, e në mënyrë ideale do të ishte nëse do të mund ta përfundojmë edhe më herët dhe natyrisht t’i sigurojmë përkrahje sa më të madhe ndërkombëtare edhe për bashkëpunim bilateral që FSK ta ketë dhe ta avancojë me shtetet veç e veç, por edhe pjesëmarrje në organizata shumëpalëshe e në veçanti aty ku e kemi synimin kryesor”, tha Osmani.