Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit, transmeton Kosova Post.
Familjet Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, kanë pranuar telegrame ngushëllimi nga Presidentja Osmani.
“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentes.
Vrasja e Gentiana Mustafajt, Ledion Hamzajt dhe Gani Gjokajt është akt mizor dhe ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit – thotë presidentja.
Ajo është lutur që aktet e tilla të mos përsëritet ndërsa ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin dhe fajtori të dal para drejtësisë./KosovaPost/