Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.
“Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën”, thuhet në njoftim.