Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar me rastin e ditëlindjes Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, transmeton Kosova Post.
Biden mbush sot 79 vjet.
Presidentja Osmani e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për këtë gjë.
“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja zoti President. Si një mik i vërtetë i popullit dhe vendit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani në Twitter./KosovaPost/
Wishing @POTUS a very Happy 79th Birthday!
Happy birthday Mr. President! 🎉
As a true friend to our people and our country, today we join you in your celebrations. #HappyBirthdayPresidentBiden
🇽🇰🇺🇸
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 20, 2021