Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për Ditën e Pavarësisë, shkruan Kosova Post.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Zvicra është shtet mik për Kosovën.
“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin, dhe miqve zviceranë. Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por edhe shtet i veçantë për ne, pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme” – ka shkruar ndër të tjera ajo.
“Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka përfunduar Presidentja Osmani, urimin e saj.