Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.
Van der Bellen ka publikuar pamje në rrjetin e tij social në Twitter, nga pritja që i është bërë Osmanit, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen për Kosovën.
“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.
Në agjendë, Presidentja Osmani e ka edhe takimin me kancelarin Sebastian Kurz, si dhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler.
Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional./KosovaPost/
Herzlich willkommen in Wien, Präsidentin @VjosaOsmaniPRKS! 🇽🇰 Your visit underlines the good relations between our two countries. And I have no doubt that our relations will become even closer as #Kosovo progresses on its European path. (vdb) pic.twitter.com/vit8GP0TR5
— A. Van der Bellen (@vanderbellen) June 22, 2021