Komanda Daneze e Mbrojtjes, ka deklaruar se Danimarka do të rrisë gatishmërinë e saj ushtarake, duke përfshirë vendosjen e dy avionëve luftarakë në një ishull në Detin Baltik, mes “presionit të papranueshëm ushtarak rus ndaj Ukrainës”, transmeton Kosova Post.
Tutje, Komanda Daneze e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se do të përgatisë një batalion luftarak prej 700-800 ushtarësh, i cili tani do të jetë në gjendje të jetë plotësisht i gatshëm dhe të kontribuojë në operacionet e NATO-s brenda një deri në pesë, krahasuar me 30 ditët aktuale, raporton Reuters.
“Ne po forcojmë aftësitë tona ushtarake në mënyrë që të mund të përgjigjemi më shpejt nëse situata e kërkon këtë,” tha shefi danez i mbrojtjes Fleming Lentfer./Kosova Post/