Qytetari nga Ferizaj, Agon Zhinipotoku, ka kërkuar falje publike pasi pretendoi se para vrasjes tragjike në këtë qytet kishte parë një ngjarje disa orë më herët të një personi të plagosur që sipas tij mund të ishte dorasi.
Por ai ka thënë se ka gabuar pasi personi që e ka parë është dikush tjetër dhe s’lidhet me vrasjen që ndodhi sot në Ferizaj raporton Gazeta Express.
“Kërkimfalje publike. Kërkoj shumë falje për statusin tim, personin e gjakosur që e kam takuar unë për ti dhënë ndihmë, është një i ri tjetër, nuk ka të bëjë me personin e involvuar në ngjarje, e ai më është prezantuar si i therrur, nëse jam lajthitur prej tij, unë doja ta ndihmoja. Unë kam shkruar duke e fajësuar veten pse nuk i ndihmova dje ta dërgoj në emërgjencë, andaj ndjesë për shqetësinin public”, ka shkruar ai në Facebook.