Eksperti mbretëror Valentine Loë, autori i librit të ardhshëm “Courtiers: The Hidden Poëer Behind the Crown”, shkruan se William, u përpoq të fliste me vëllain e tij, për të cilin kishte frikë se ishte në “krizë”, por ai e refuzoi takimin.
William dyshohet se i dërgoi mesazh Harrit për të pyetur nëse ata mund të takoheshin pasi ky e fundit dha një intervistë ‘bombë’ me gruan e tij, Meghan Markle gjatë turneut në Afrikën e Jugut ( përmes The Sun ).
Fillimisht, Duka i Sussex-it ishte në favor të bisedës, por u hezitua kur vëllai i tij shpjegoi se sekretarja e tij private do të ishte në dijeni të bisedës ballë për ballë.
Harry, 38 vjeç, ishte aq i shqetësuar që ekipi i William-it do të zbulonte vizitën në shtyp, shkruan Low, sa i tha trashëgimtarit të fronit të anulonte takimin, ndoshta duke prishur një shans solid për vëllezërit për të zgjidhur problemet e tyre.