Princi i Monakos viziton Shqipërinë

Princi i Monakos viziton Shqipërinë

Alberti II, Princi i Monakos, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor.

Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, do të bëhet me ftesë të Presidentit, Ilir Meta.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.

Në njoftimin e Presidencës shqiptare bëhet me dije gjithashtu se gjatë vizitës së Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve.

Pritet të firmoset edhe një ujdi rreth financimit mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale