Hoxha i njohur Labinot Maliqi i ka inkurajuar vajzat me shami që ta “mbajnë atë me krenari edhe në shkollë”, ndërsa i ka porositur që të mos kenë frikë, transmeton Kosova Post.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Maliqi ka theksuar faktin se “askush nuk mund t’i privojë ato nga e drejta e tyre kushtetuese për t’u shkolluar”.
Për më shumë, ai ka ftuar prindërit e vajzave me shami, që ta kontaktojnë, në rast se atyre iu shfaqen telashe me stafet e shkollave.
Ky është postimi i tij i plotë:
#VËMENDJE; I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimin e tyre hapur.
I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.
Labinot Maliqi
Drejtor Ekzekutiv
044 479 370