Prindërit në alarm: Ky është trendi i ri i cili po i çmend të rinjtë (Video+12)

Prindërit në alarm: Ky është trendi i ri i cili po i çmend të rinjtë (Video+12)

Para do kohe qe në trend një sfidë me akull, e cila, megjithatë, nuk linte shumë pasoja. Por sipas ‘Daily Mail’ një lojë e re e rrezikshme është duke u bërë trend gjithandej globit – përcjell Kosova Post.

Bëhet fjalë për ‘Tide Pod Challenge’ e cila i shtynë të rinjtë të fusin në gojë detergjent rrobash, duke ecur buzë helmimit, respektivisht vdekjes.
Loja, për dikë argëtuese, është duke u përhapur nëpër mediat sociale, ndërsa vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar mbi 40 raste helmimi nga detergjentët në ditët e para të këtij viti.

Ata që janë kuruar, kanë pranuar se janë helmuar qëllimshëm, duke dashur të bëhen pjesë e kësaj loje të rrezikshme.
Ta përpish detergjentin, do të thotë të helmohesh, ndërsa kjo gjendje manifestohet me të vjella dhe diarre. Pasojat mund të jenë fatale.
Sipas Klan Tv, mjekët dhe prindërit kanë vënë alarmin, ndërsa bëjnë thirrje që kjo gjë të mos provohet nga të tjerët, sepse kushdo që e ka provuar, është penduar./KosovaPost/

You may also like

Policia arreston një person, kanosi punëtorë e KEDS-it

Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një kanosje