Barcelona dhe Roma mund të takohen në gjyq për shkak të një ndeshjeje miqësore.
“Giallorossët” kanë vendosur të riplanifikojnë përgatitjet e tyre verore dhe duhet të heqin dorë nga ndeshja që do të zhvillohej në “Camp Nou”. Një vendim ky i përcaktuar nga klubi katalanas si i papritur dhe i pajustifikuar dhe se mund ta padisë skuadrën italiane.
Përmes një njoftimi për shtyp, Roma njoftoi se kishte tërhequr pjesëmarrjen e saj nga “Gamper Trophy”.