Lajmin se Partia e Ashkalinjëve për Integrim është larguar nga koalicioni qeverisës, e demanton edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi, i cili thotë se këto lajme janë dashakeqe e aspak të vërteta, sepse bashkëqeverisja është shumë stabile, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shkruar Makreshi, se “Qeveria KURTI ll, stabile dhe e gatshme e me vullnet të plotë, të përmirësojë jetën e komunitetit Ashkalinjë”.
“Ne vazhdojmë të qeverisim bashkë duke u angazhuar në të mirë të qytetarëve tanë. Bashkë me kryeministri z.Kurti, dhe kabinetin e tij qeveritar, jemi duke trajtuar problemet e komunitetit Ashkalinje në mënyrë shumë serioze e transparente”, ka shkruar Makreshi në Facebook.
PAI DHE LVV, STABILE NË BASHKËQEVERISJE!
Të nderuar qytetarë,
Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar lajme dashakeqëse, të cilat kinse Partia e Ashkalinjëve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk është e vërtetë aspak, përndryshe PAI dhe LVV, janë ne bashkëqrverisje dhe jemi shumë stabil.
Ne vazhdojmë të qeverisim bashkë duke u angazhuar në të mirë të qytetarëve tanë. Bashkë me kryeministri z.Kurti, dhe kabinetin e tij qeveritar, jemi duke trajtuar problemet e komunitetit Ashkalinje në menyrë shumë serioze e transparente.
Qeveria KURTI ll, stabile dhe e gatshme e me vullnet të plotë, të permirësojë jetën e komunitetit Ashkalinjë.
Me respekt,
Resul Makreshi, zv.minister i MFPT-se.