Një person në Prishtinë ka përfunduar në pranga për vjedhje.
I njëjti dyshohet të ketë vjedhur ushqim, teksa aktin e tij e ka vënë re në kamera një vajzë e cila ka lajmëruar policinë.
Njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.