Deri te aksidenti sipas një dëshmitari, që ka dërguar edhe fotografi është humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë, përcjell Kosova Post.
Një aksident para pak çastesh, rreth orës 19-00 ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ku një makinë është rrokullisur në hyrjen e rrugës që lidh rrugën Mustafë Hoxha me rrugën kryesore Bajram Kelmendi, mëson Kosova Post nga dëshmitar të rastit.
Sipas dëshmitarëve përveç dëmeve materiale, shoferi i makinës ka patur lëndime të vogla ku edhe është dërguar në spitalin e Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe policia e trafikut për të hetuar rastin në fjalë.