Hetuesit policorë të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të Policisë tre të arrestuarit, G. B. (18), E.G. (18) dhe H .M. (33) dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.