Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të një përleshjeje fizike e cila ka ndodhur në Bardhosh të Prishtinës, katër persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet e raportit:
“Fsh. Bardhosh, Prishtinë, 25.11.2021 – 12:45. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”/KosovaPost/