Mbi 70 ish-veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit për shkak, siç pretendojnë për pagën minimale, njofton Kosova Post.
Ud. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se kjo protestë është thirrur në shenjë pakënaqësie për heqjen e kësaj kategorie nga ligji për pagën minimale.
“Jemi mbledhur këtu për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëj Kuvendi i Kosovës në këtë ligji”, ka thënë Klinaku.
Sipas tij, ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.